Një firmë bullgare ndërton uzinë në Maqedoni
Shkup, 1 mars - Kompania bullgare FILLKAB fillon ndërtimin e një uzine për prodhim të posteve për transportimin e korrentit në Maqedoninë.
Investimi është për rreth 3.5 milionë euro. Uzina do të ndërtohet mbi një sipërfaqe prej 10 000 metrave katrore në zonën industriale Vizbegovo, rreth Shkupit dhe në të pritet të gjejnë punë rreth 100 veta.