Një e treta e gjermanëve kërkojnë daljen e vendit nga eurozona
Berlin, 26 shkurt - Sipas rezultatit të një ankete, bëhet e ditur se më shumë se një e treta e gjermanëve janë të mendimit se Gjermania duhet të dalë nga eurozona.
Sipas rrjetit televiziv Rusia Today, sipas rezultatit të një ankete të realizuar nga dy institute italiane, 36 % e gjermanëve besojnë se monedha euro paraqet pengesa për zhvillimin e vendit dhe vendi duhet të dalë nga eurozona.