03 Maj 2025

Një e katërta e europianëve janë në kufirin e varfërisë

Bruksel, 4 dhjetor - Në vitin 2011 119.6 milionë banorë të Bashkimit Europian ose 24.2 për qind e popullsisë u gjendën në prag të izolimit social, çka do të thotë se ishin në pragun e varfërisë, përjetonin vështirësi serioze financiare ose kishin një intensitet shumë të ulët të punës, njoftoi të hënën shërbimi statistikor europian Eurostat.

Në vitin 2010 këtë kontigjent e përbënte 23.4 për qind e popullsisë së BE-së, ndërsa në vitin 2008 - 23.5 për qind, njofton Eurostat.

Rreziku më i lartë i izolimit ndër 27 vendet e BE- së ekzistonte në Bullgari (49.1 për qind e popullsisë), e ndjekur nga Rumania dhe Letonia me (40 për qind), Lituania (33 për qind), Greqia dhe Hungaria (31 për qind).

Më pak ky rrezik ka ekzistuar në Republikën Çeke (15 për qind), Hollandë dhe Suedi (16 për qind), Luksemburg dhe Austri (17 për qind).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)