Një delegacion i FMN-së po qëndron në Kosovë
Ministria e Financave pret vlerësime pozitive nga ky mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar për marrëveshjen e monitoruar nga stafi si dhe sa i përket qëndrueshmërisë fiskale, pasi që edhe vlerësimi i cili është kryer gjatë nëntorit të vitit të kaluar ka qenë pozitivë, ku në këtë mënyrë do të hapet edhe mundësia për arritjen e marrëveshjes për programin e ri Stand By dhe për përfitimin e fondeve nga FMN.
Zyrtarë të Ministrisë së Financave shpresojnë se këto bisedime do ti hapin rrugë Kosovës, për arritjen e programit të ri, Stand By me këtë mision.
Marrëveshja 18 mujore e quajtur Stand By Arrangement (SBA), e arritur në mes ekzekutivit të Kosovës dhe FMN-së, e cila ishte miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së në korrik të vitit 2010, ishte ndërprerë më 2011.
Rikthimi në programin Stand By do të ndihmojë krijimin e një mekanizmi përcjellës të menaxhimit fiskal, i cili do të rishikojë ndihmën financiare nga ana e FMN-së gjatë këtij viti dhe do të lehtësojë vazhdimin e donacioneve
Nëse vlerësimi i delegacionit të FMN-se është pozitiv, atëherë do Qeverisë së Kosovë ti mundësohet vjelja e ndihmës prej prej 92 milionë eurosh të cilë ekzekutivi ka planifikuar dhe ka projektuar në buxhetin e këtij viti.
Delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të qëndrojë në Kosovë nga sot e deri më 5 mars.
Gjatë kësaj kohe misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të takohet me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të organizatave buxhetore .