Niveli i papunësisë në zonën euro arriti në 11,2 për qind
Bruksel, 30 korrik - Niveli i papunësisë në zonën euro arriti në 11,2 për qind të popullsisë aktive gjatë muajit qershor, ashtu si muajin e kaluar, kur shifra u rishikua në rritje, theksoi sot Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat.
Sipas vlerësimeve të Eurostatit, 17,8 milionë persona ishin të papunë në eurozonë gjatë muajit qershor, ose 123.000 më tepër se muajin e kaluar.
Nga ana tjetër, inflacioni në korrik ka qëndruar i pandryshuar në zonën euro në rreth 2,4 për qind në paramentra vjetore, njoftoi gjithashtu Eurostati.
Inflacioni tejkalon për të 20-in muaj rresht objektivin prej 2 për qind vlerësuar në terma afatmesme nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, që është përgjegjëse për mbikëqyrjen e stabilitetit të çmimeve.