Niveli i papunësisë në Turqi bie në 10,6 për qind
Ankara, 16 maj - Niveli i papunësisë në Turqi ka pësuar një rënie me 2 pikë përqindje në muajin shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u realizuar në shkallën 10,6%.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) ka publikuar të martën të dhënat mbi fuqinë punëtore për muajin shkurt 2018.
Sipas TUIK-së, numri i të papunëve mbi 15 vjeç në shkallë vendi ka rënë në 3 milionë e 354 mijë në muajin shkurt të këtij viti, 546 mijë më pak sesa e njëjta periudhë e 2017-s.
Një rënie me 0,2 pikë përqindje në shkallën e papunësisë në Turqi është regjistruar gjithashtu në krahasim me muajin janar.
Papunësia jobujqësore në shkurt 2018 ka shënuar një rënie me 2,3 pikë përqindje dhe është realizuar në nivelin 12,5%.
Gjatë muajit në fjalë, shkalla e papunësisë tek të rinjtë, e cila përfshin grupmoshën 15-24 vjeç, ka rënë me 4,3 pikë përqindje dhe është realizuar në nivelin 19%.
Niveli i papunësisë në Turqi është ulur me 2 pikë përqindje edhe në grupmoshën 15-64 vjeç duke u realizuar në 10,9%.