18 Nëntor 2024

Niveli i papunësisë në Greqi u tkurr me 0,2 për qind

Athinë, 12 korrik - Niveli i papunësisë në Greqi vazhdon të bjerë ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme, ashtu siç u tkurr me 0,2 për qind në vitin 2013.

Niveli i papunësisë në Greqi vazhdon të bjerë ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme, ashtu siç u tkurr me 0,2 për qind në vitin 2013 dhe ku po në të njëjtin muaj që arriti në normën 27,3 për qind, raporton e përditshmja greke ”Kathimerini” duke cituar të dhënat të publikuara dje nga Autoriteti Statistikor Grek (ELSTAT).

Numri i të punësuarve në prill 2014 shkoi deri në shifrat 3 471 930, ndërsa popullsia joaktive financiare qëndroi në shifrat 3 370 392 dhe numri i të papunëve ishte 3 303 454 ose plot 26 944 më pak se vitin kaluar.

Në mesin e grupit më të cënueshëm, që është mosha 15-24 vjeç, norma e papunësisë ra nga 58,9 për qind në prill 2013 në 56,3 për qind një vit më vonë.

Ajo që është më shumë shqetësuese është afati i gjatë kohor të cilët njerëzit janë të papunë (të paktën 12 muaj).

Një studim i kohëve të fundit nga Organizata e Fuqisë Punëtore (OAED) tregoi një rritje prej 18,5 për qind ose 69 744 njerëz më shumë krahasuar me një vit më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)