Niveli i papunësisë në Greqi rritet për 27.5 për qind
Athinë, 14 mars - Niveli i papunësisë në Greqi është rritur për 27.5 për qind. Përderisa qeveria greke vazhdon masat e kursimit ekonomik, nga statistikat e sotme, niveli i papunësisë në këtë vend, ka vazhduar të rritet.
Po ashtu, sindikalistët në Greqi kanë protestuar për pushimet nga puna dhe kërkesat e ekspertëve të kreditorëve të huaj përsa i përket reformave të reja në marrëdhëniet e punësimit, si dhe reduktimit akoma më të madh të pagave.
Gjithashtu, ata protestojnë ndaj përfaqësuesve të KE, BQE dhe FMN-së, të cilët kërkojnë promovimin e një legjislacioni që krijon pengesa të pakapërcyeshme për shpalljen e grevave nga sindikatat.
Edhe një herë jemi këtu, siç kemi bërë në tetë muajt e fundit që kur kolegët tanë, rojet e shkollave dhe nënpunësit e sektorit publik ndodhen në skemën e lëvizshmërisë dhe duhet të pushohen nga puna në 22 mars.\"
\"Ne nuk i pranojmë këto pushime nga puna dhe do të luftojmë deri në fund, deklaroi Stamatis Nikolaou, sekretar i Unionit të Mësuesve