02 Maj 2024

Niveli i papunësisë në Greqi në 761,769 të papunë

Athinë, 19 shkurt - Bazuar në raportin e shërbimeve sociale dhe punësimit në Greqi, numri i të papunëve në këtë vend ka pësuar rritje me më shumë se 4 për qind.

Ditën e enjte zyra e shërbimive sociale dhe punësimit në Greqi ka informuar se gjatë muajit të kaluar numri i të papunëve është rritur me 4.26 për qind.

Bazuar në këtë statistikë deri tani numri i të papunëve të rregjistruar ka arritur shifrën prej 761,769 të papunë të cilët marrin ndihma ekonomike nga fondi i të papunëve.

Shtimi i papunësisë do të shkaktojë probleme serioze për fondin e sigurimeve sociale që është përgjegjësi kryesor për dhënien e pensioneve dhe në të ardhmen e afërt nuk do të mund të sigurojë pensionet dhe shërbimet spitalore të personave të papunë.

Mbi bazë të këtij raporti aktualisht papunësia në Greqi ka arritur nivelin 20 për qind dhe afërsisht në çdo familje të paktën një person është i papunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)