Niveli i papunësisë në Francë arrin në 3 milionë persona
Paris, 6 shtator - Lajmi më i padëshirueshëm për qeverinë majtiste të Francës e cila mori pushtetin me anë të premtimeve ekonomike, është fakti se statistikat zyrtare të këtij vendi flasin për nivelin e madh të papunësisë i cili aktualisht ka arrit në 3 milion persona.
Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se sipas statistikave zyrtare të Francës niveli i papunësisë në këtë vend ka shënuar rritje përsëri dhe aktualisht ka kaluar 10 përqindëshin e popullsisë së këtij vendi.
Një gjë e tillë vërehet për herë të parë në këtë vend. Sipas statistikave zyrtare të Francës, niveli i papunësisë në mesin e të rinjve francezë akoma mbetet 24.6%.