Niveli i papunësisë Eurozonë arriti vlerën rekord prej 12.2 për qind

Bruksel, 1 nëntor - Niveli i papunësisë në zonën e euros në shtator arriti vlerën rekord - 12.2 për qind.
Pavarësisht faktit që kjo shifër nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me muajin gusht (12 për qind), për një muaj numri i të papunëve është rritur me 60 mijë vetë.
Gjithsej në 17 vende të eurozonës, sipas informacionit të Eurostatit, të papunë numërohen 19.5 milionë persona.
Të dhënat paraprake të \"Eurostat\" në bazë të inflacionit tregojnë se në muajin tetor ai ka rënë deri në 0.7 për qind në vit - hera e parë që nga shkurti i vitit 2010 norma e inflacionit në zonën e euros u ul nën 1 për qind.