Nismë për krijimin e Shoqatës Ekonomike gjermano-kosovare
Berlin, 23 qershor - Ambasada e Kosovës në Berlin ka ndërmarrë një nismë për krijimin e një Shoqate ekonomike gjermano-kosovare për t\'u ndihmuar kompanitve kosovare në Gjermani si dhe për të nxitur zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ambasada e Kosovës në Berlin është duke punuar që nga viti i kaluar për krijimin e një institucioni ekonomik, i cili do t\'i ndihmonte si afaristëve kosovarë me banim në Gjermani ashtu edhe palës gjermane në vendosjen e lidhjeve ekonomike me Kosovën. Kjo shoqatë gjithashru mund të mbledhë informata për gjendjen ekonomike dhe zhvillimet aktuale në Kosovë duke ndihmuar si rjedhojë në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Gjermanisë dhe Kosovës.
Në vazhdën e angazhimit për jetësimin e këtij projekti ambasadori kosovar në Berlin, z. Skënder Xhakaliu me bashëpuntorët e ambasadës ka vizituar gjatë muajve të kaluar shumë afaristë të suksesshëm kosovarë me banim në Gjermani. Javnën e kaluar ai qëndroi në Këln, ku u njoh nga afër me veprimtarinë e ndërmarrjes AWR Abbruch me seli në Koblenc dhe me pronarët e saj tre vllezërit Viqa nga Ferizaj.
\"Ambasada nga viti i kaluar ka marrë iniciativë që së pari t\'i vizitojë bizneset kosovare dhe të njihet me veprimtarinë e tyre. Gjatë këtyre vizitave ne kemi hasur në kërkesën e përfaqësuesve të këtyre bizneseve që ata të kenë një forum, një shoqatë apo një institut, i cili do të mbronte interesat e tyre. Kështu ne si ambasadë jemi konsultuar edhe me palën gjermane dhe kemi rënë dakord që të formojnë një shoqatë ekonomike gjermano-kosovare, ku do të ketë përfaqësues edhe nga kompanitë gjermane.\"
Roli i ambasadës, sqaron ambasadori Xhakaliu, është vetëm iniciues. Ambasada ka marrë vetëm iniciativën për themelimin e kësaj shoqate. Ajo do ta ketë selinë në Berlin dhe deri në caktimin e bordit dhe krijimit të strukturave organizative kryetar i saj ka pranuar të jetë ish-deputeti gjerman i CDU-së, Dr. Friedbert Pflüger. Që nga tërheqja e tij nga Bundestagu gjerman, nga kryesia qendrore e CDU-së dhe nga politika aktive në përgjithësi, Dr. Pflüger i është përkushtuar shkencës dhe biznesit.
Në vitin 2009 ai është emëruar profesor me honorar në Universitetin britanik, London College King (Departamenti i Studimeve të Luftës), ku ai është Drejtor i Qendrës Evropiane për Sigurinë e Energjisë dhe Burimeve (EUCERS). Po ashtu Dr. Pflüger është partner drejtues i dy kompanive: Pflüger Internationale Beratung GmbH në Berlin dhe KGE Business Alliances (konsulencë, tregti) në Berlin dhe Erbil në veri të Irakut.
Lidhja me Gjermaninë - Lidhja më e natyrshme për të ndihmuar zhvilimin ekonomik në Kosovë
Një prej qëllimeve të shoqatës në radhë të parë është nxitja e investitorëve të huaj dhe afaristëve nga Kosova me banim në Gjermani që të investojnë në Kosovë. Prandaj zëvendës-ambasadori i Kosovës në Berlin, Islam Spahiu thekson se: \"Këtë takim e organizuam pikërisht në një hotel me një histori mbi 200 vjeçare këtu në Koblenc, i cili mbi dy shekuj ka qenë pronë e një familjeje hebreje dhe tash është pronë e një sipërmarrësi kosovar (Sami Hyseni nga Mitrovica). Kështu ne mendojmë se sipërmarrësit nga Kosova përderisa janë treguar të sukseshshëm në Gjermani mund të kenë sukses edhe në Kosovë në të ardhmen.\"
Sipas zëvnedësambasadorit Spahiu, Shoqata Ekonomike Gjermano-Kosovare në të ardhmen mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe në zbutjen e papunësisë në Kosovë. \"Lidhja ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë është ndoshta lidhja më e natyrshme për të ndihmuar zhvilimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë\", thotë Spahiu.
Në takimin e organizuar në Koblenc ( 15.06.2013) morrën pjesë dhjetëra afaristë nga Kosova në Gjermani. Ata e kanë vlerësuar si shumë të qëlluar idenë për themelimin e shoqatës. Sami Hyseni, pronar i hotelit Continental në Koblenc, ku edhe u zhvillua takimi, theksoi nevojën që takime të tilla të organizohen edhe më shpesh sepse \"ato do të jenë në shërbim të njohjes mes afarsitëve, të cilët edhe mund të kenë nevojë për ndihmën dhe shkëmbimin e përvojave me njëri-tjetrin\".
Ndërsa Gani Nuha, pronar i ndërmarrjes së ndërtimit Nuha GmbH sqaroi për Deutsche Welle-n se: \"Ne si afaristë nuk jemi të interesuar vetëm për të fituar por edhe për ta shtrirë përvojën tonë evropiane edhe në Kosovë\". Nga ana tjetër Nazmi Viqa nga kompania AWR Abbruch duke falendëruar ambasadorin Xhakaliu për vizitën në Këln theksoi se: \"Kjo për ne është një përvojë e re. Dëshira jonë është që Kosova të përparojë gjithnjë e më shumë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të kontribuojmë.\"
Korrupsioni temë e pashmangshme në takime të tilla
Që afaristët nga Kosova me banim në Gjermani të vazhdojnë të kontribuojnë nevojitet një klimë e mirë e investimeve në Kosovë. Të gjithë të pranishmit në takim, pa përjashtim, i shprehën ambasadorit Xhakaliu shqëtësimet e tyre për shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë. Sipas tyre ky është shkaku kryesor që ata vazhdojnë të hezitojnë apo që kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të investuar në Kosovë. Lidhur me këtë ambasadori Xhakaliu kishte një përgjegje për të pranishmit: \"Zëri i afaristëve kosovarë të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, tek qeveria e Kosovës, do të jetë kjo shoqatë.
Me themelimin e shoqatës do të ketë një qendër, e cila do t\'u mundësojë këtyre afaristëve, që nuk e kanë të lehtë të depërtojnë në projekte të ndryshme në Kosovë , që në të ardhmen të shkojnë në vizita, të bëjnë presion, të kërkojnë llogari nga qeveria, nga institucionet kosovare, nga Ministria e Ekonomisë, nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë. Pra ideja është që afarsitët kosovarë jo vetëm të investojnë, por edhe të gëzojnë privilegje nga të ardhurat doganore dhe nga tatimet, ashtu siç ndodh edhe në shtete të tjera.\"
Shoqata Ekonomike Gjermano-Kosovare pritet të fillojë aktivitetin e saj në shtator dhe sipas ambasadorit Xhakaliu qeveria e Republikës së Kosovës është shumë e interesuar ta përkrah këtë projekt duke u përpjekur në radhë të parë të krijojë rrethanat e përshtatshme për investime gjermane në Kosovë.(dw)