Nisin punimet për rregullimin e sheshit "Adem Jashari" në Prishtinë
Prishtinë, 13 mars - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit "Adem Jashari".
Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim.
I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune.