Nisin punimet e Komisionit ekonomik Kosovë - Hungari
Prishtinë, 3 prill - Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se sot fillon punimet dyditore sesioni i parë i Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Hungari.
Kryesues nga pala kosovare është zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, kurse shtetin hungarez do ta përfaqësojë Levente Magyar, ministër shteti pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë.