08 Nëntor 2024

Nisin punët në hartimin e planit të mobilitetit për Prishtinën

Prishtinë, 19 janar - Reforma e transportit publik për qytetin e Prishtinës përveç plotësimit të flotës së autobusëve me 51 autobusë të rinj, përfshin edhe Planin e Qëndrueshëm të Mobilitetit, plan ky i cili do të sigurojë një transport funksional publik afatgjatë në tërë territorin e Komunës së Prishtinës.

Së këndejmi, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përveç kredisë për autobusë ka angazhuar edhe dy kompani me renome ndërkombëtare, “Mot​t​ MacDonald” dhe “Gran​t​ Thornton”, për hartimin e këtij plani.

Qëllimet kryesore të Planit të Mobilitetit janë rregullimi i qarkullimit efikas në Prishtinë, qarkullimit rrugor, shtigjeve për çiklistë, hapësirave për këmbësorë dhe Transportit Publik efikas, ndërkaq fushat e veprimit janë:

Përcaktimi i prioriteteve për investime në sektorin e transportit publik

Të sigurojë qasje për të gjithë në transport publik

Të përmirësojë sigurinë dhe të ulë mundësinë e aksidenteve

Të ulë ndotjen e ajrit, zhurmën dhe konsumin e energjisë

Të sigurojë  kosto të përballueshme të udhëtimit

Të propozojë rekomandime për particim të sektorit privat në Transportin Publik

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)