Nisin negociatat për anëtarësimin e OEK-ut në Eurochambers
Bruksel, 22 maj - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gerxhaliu se bashku me sekretarin e Odës sot u takua në Bruksel me udhëheqjen e Eurochambres Arnaldo Abruzzini, Sekretar Gjeneral i Eurochambres dhe znj.Chattherine Pham, drejtore për çeshtje ligjore në Eurochambres.
Gerxhaliu me këtë rast tha se zhvillimet ekonomike nuk mund të kenë sukses dhe avancim në qoftë se nuk janë pjesë e proceseve dhe projekteve integruesenën ombrellën evropiane.
Anëtarësimi i Odës Ekonomike të Kosovës në Eurochambres sipas tij është një element i rëndësishëm i strrategjisë evropiane për zhvillim ekonomik, si dhe në kontributin dhënë procesve integruese nga dimensioni ekonomik.
\"Kaluan vite të shumta dhe ekonomia e Kosovës ka shënuar ngecje në raport me këto procese, prandaj është koha kur edhe njëherë të dëshmohet që Evropa seriozisht e mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes projekteve dhe anëtarësimit në instanca të ndryshme evropiane duke promovuar partenritet dhe dialog të mirëfilltë theksoi Gerxhaliu.
Abruzini në emër të Eurochambres theksoj se mbështet procesin e antërasimit të OEK-ut në Eurochambres si dhe janë në dijeni për proceset pozitive në Kosovë dhe OEK, prandaj e tërë kjo sjell një momentum ku nuk është më diskutabile cështja e anëtarësimit, por zhvillimi i një procesi konform procedurave të parapara me statutin e Eurochambres.
Në këtë drejtim udhëheqja e OEK-ut, premtoj pragmatizëm të plotë në përshpejtimin e këtij procesi.
Për më shumë delegacioni iOEK-ut informoj Abruzini mbi plotësimin e kritereve formale për anëtarësim dhe përshpjetim të procesit, duke u bazuar në rezultatet e fundit konkrete sic janë: Akreditimi i vazhdueshëm me ISO, anëtarësimet në IRU, angazhimi në projektin e Odës Tregtare Gjermane për CEFTA, si dhe kontekstin e ri politik si rrjedhojë e marrëveshjes politike mes Kosoves dhe Serbisë, ku ka zotim të dyanshëm, që të dyja vendet nuk do t`i pengojnë njëra tjetrës në procesin e integrimeve evropiane, ku anëtarësiminë Eurochambres është pjesë substanciale.
Eurochambres është organizatë ombrellë për Odat Ekonomike nacionale (147 sosh), nga vendet e ndryshme evropiane.
Përfitimet nga anëtarësimi janë të lidhura ngusht me projektet që implementohen në dobi të politikave evropiane për ndërrmarësi, punësim dhe rritje ekonomike.