Nisin ndihmat për krizën për bankat e Evropës
Bruksel, 7 tetor - Banka Qendrore Evropiane (ECB) i ka premtuar sektorit bankar (të vënë nën trysni prej krizës së huave) ndihma të gjera.
Presidenti i ECB-së, Jean-Claude Trichet, bëri të ditur pas një mbledhjeje të këshillit në Berlin, se banka qendrore do t\'u vërë në dispozicion bankave kredi afatgjata me vlerë të pakufizuar.
Veç kësaj, ECB-ja do të blejë për 40 miliardë euro obligacione shtetërore prej shteteve të huave.
Norma e referencës e interesit për zonën e euros u la e pandryshuar prej këshillit të ECB-së te 1,5 për qind.