18 Nëntor 2024

Nisin konsultimet Qeverisë dhe FMN-së

Prishtinë, 25 mars - Ministri i Financave, Besim Beqaj u takua sot me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar që po viziton Kosovën, të kryesuar nga Jacques Alian-Miniane, shefi i Misionit për Kosovë.

Në këtë takim, ministri Beqaj ju uroi mirëseardhje ekipit të FMN-së dhe i informoi ata mbi zhvillimet e deritanishme ekonomike e fiskale dhe për planet e Qeverisë për sa i përket ecurive në të ardhmen.

I pari i Ministrisë së Financave i informoi përfaqësuesit e FMN-së mbi vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të të gjithë shërbyesve publik, për rritjen e pensioneve dhe përfitueseve  tjerë social, si dhe për vendosmërinë e Qeverisë që këto rritje të akomodohen brenda një kornize të qëndrueshme buxhetore e fiskale.

Ministri Beqaj po ashtu u konfirmoi përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me FMN.

Në anën tjetër, Alian-Miniane dhe ekipi i tij falënderuan ministrin Beqaj për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe u zotuan për një bashkëpunim të ngushtë mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe në të ardhmen.

Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 28 mars dhe përveç Ministrisë së Financave do të këtë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)