Nisin diskutimet për ekonominë globale
Bali, 7 tetor - Udhëheqësit e Azi-Paqësorit janë duke diskutuar për forcimin e ekonomisë rajonale dhe globale në një samit që po mbahet në Bali të Indonezisë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në këtë takim, për shkak të mbylljes së Qeverisë amerikane.
Sekretari i Shtetit, John Kerry, i cili po zëvendëson Obamën, u ka thënë udhëheqësve të biznesit në margjina të samitit se Shtetet e Bashkuara mbesin të angazhuara në rajon.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se rimkëmbja ekonomike globale do të jetë një proces i gjatë dhe torturues.
Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje vendeve aziatike që të investojnë në projektë të mëdha ruse, sepse Rusia do të krijojë kushte të nevojshme për kompanitë e huaja.
Putini po ashtu ka thënë se vendimi i Obamës për të anuluar pjesëmarrjen është i justifikueshëm.