Nisë fushata kombëtare për të drejtat pronësore të grave
Prishtinë, 10 dhjetor - Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, do të marrin pjesë në nisjen e fushatës kombëtare për mbështetjen e të drejtave pronësore të grave.
USAID-i mbështetë zhvillimin e një kornize ligjore moderne dhe kulture institucionale të cilat u bëjnë të mundur qytetarëve të Kosovës që të fitojnë, regjistrojnë dhe shesin tokën me lehtësi.
USAID-i, përmes programit të Të Drejtave Pronësore, është duke ndërmarrë një fushatë të avokimit për ngritje të vetëdijes publike dhe ndryshim të qëndrimeve mbi të drejtën e grave për të poseduar dhe përdorur pronën, veçanërisht tokën.