Nis zvogëlimi i ekonomisë joformale në Bullgari
Sofje, 1 shkurt - Në Bullgari vëzhgohet zvogëlim i ekonomisë gri, megjithëse pjesa e të ardhurave të padeklaruara mbetet e lartë mes 10 dhe 15 për qind prej popullsisë ka të ardhura të tilla.
Këtë e deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare, Todor Jallëmov nga Qendra e Studimit të Demokracisë.
Sipas indekseve si eksporti dhe të ardhurat, ka zhvillim pozitiv dhe kjo tregon, se vendi del nga kriza.
Indekset e firmave të mira tregojnë, se ato kanë fituar nga kriza dhe kjo është e vlefshme për të gjitha degat. Shumë firma falimentuan ose pasuan humbje, por të mirat po mbijetojnë, tha eksperti.