Nis samiti mbi krizën në eurozonë
Bruksel, 28 qershor - E ardhmja e eurozonës pritet të jetë në krye të agjendës së samitit dy-ditor të BE-së, që nis sot në Bruksel.
Bisedimet pritet të përqëndrohen nëse do të mblidhet borxhi dhe nëse duhet të lëshohen eurobonot e përbashkëta.
Analistët thonë se një gjë e tillë mund të ulë koston e huamarrjes për vendet e dobëta të eurozonës, duk e përfshirë ekonomitë e fortë të Gjermanisë si garantuese.
Presidenti francez, Fransua Holland është një përkrahës kryesor i idesë, por Angela Merkel e Gjermanisë është kundër.
Në prag të takimit, të dy u takuan, por Merkel përsëriti kundërshtimet e saj për planin, duke thënë madje se edhe ekonomia më e fortë e Evropës nuk duhet të mbingarkohet.
Gjermania është duke bërë thirrje për integrim më të madh politik para se të ndërmerret integrimi ekonomik.