Nis samiti i Grupit 20
Shën Petersburg, 5 shtator - Sot në Rusi fillon samiti i Grupit të 20 vendeve me ekonomi të zhvilluar dhe në zhvillim, në qytetin verior, Shën Petersburg.
Grupi 20, që përbënë 90% të fuqisë botërore ekonomike, shpreson se do të arrihet marrëveshja për rritje të ekonomisë, tregti, transparencë bankare, dhe për luftimin e evazionit fiskal.
Pritet që presidenti amerikan, Barack Obama, do ta shfrytëzoj këtë samit, për ta paraqitur rastin për aksion ushtarak, për ta ndëshkuar Sirinë për sulmin e dyshuar me armatim kimik.
Gjatë qëndrimit në Rusi, Obama nuk do të mbajë takim me presidentin rus, Vlladimir Putin, për shkak se Moska i ka dhënë azil të përkohshëm, ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden.
Megjithatë, Obama do të takohet me aktivistët për të drejtat e njeriut në Rusi, në periudhën kur komuniteti ndërkombëtar po e kritikon një legjislacion aktual rus, me të cilin ndalohet, siç thuhet, propaganda homoseksuale.