Nis punën banka kineze për Lindjen e Mesme
Pekin, 27 dhjetor - Gazeta Popullore e partisë komuniste në Kinë njoftoi për hapjen e bankës kineze të Lindjes së Mesme e cila do të jetë përgjegjëse për transaksionet monetare me të gjitha vendet e LM-së dhe të Afrikës së Veriut.
Kjo bankë do të funksionoi me kapacitet të plotë në hapjen e llogarive rrjedhëse, depozitave si dhe me menaxhimin e të ardhurave të klientëve.
Sipas bankës qendrore të Kinës, kjo bankë e sapoformuar do të lehtësojë transaksionet monetare tregtare me vendet e LM-s. Kjo bankë deri me sot ka hapur 35 degë në vende të ndryshme të botës.