19 Nëntor 2024

Nis pastrimi i shtratit të lumit Trepça

Mitrovicë, 31 janar - Më qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në Mitrovicë, ka nisur pastrimi i shtratit të lumit Trepça. Punët në terren për pastrimin e shtratit të lumit është duke i kryer kompania “Uniteti”.

Drejtori i kësaj kompanie, Skender Tahiraj, tha se puna ka filluar që dy ditë dhe do të zgjas deri sa të ketë nevojë në mënyrë që shtrati i  këtij lumi të pastrohet tërësisht.

“Një pjesë e këtij lumi kalon pranë rrugës kryesore në hyrje të qytetit dhe mbeturinat e hedhura aty paraqesin një panoramë të keqe për Mitrovicën”.

Drejtori Tahiri, theksoi se me mbështetjen e komunës do të vazhdojnë të punojnë edhe në pjesët tjera të qytetit në mënyrë që Mitrovica të jetë sa më e pastër.

“Jemi shumë të angazhuar që qyteti i Mitrovicës të jetë i pastër dhe për këtë kërkohet mbështetje e vazhdueshme, e cila na është premtuar nga kryetari i komunës”.

Ai sqaroi se kompania “Uniteti” ka kontratë trevjeçare me Komunën e Mitrovicës për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Trepça, Ibri dhe Lushta.

“Vazhdimisht jemi të angazhuar që maksimalisht të mirëmbajmë shtretërit e këtyre lumenjve, meqë brenda një kohe të shkurtër ato mbushen me mbeturina”, tha ai.

Për të parë ecurinë e punëve në terren pas fillimit të punëve ka dalur edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai vlerësoi punën e nisur aty dhe u zotua të mbështes kompaninë “Uniteti” në mënyrë që jo vetëm shtretërit e lumenjve, por i gjithë qyteti i të jetë i pastër.  
 
Kryetari Bahtiri dhe drejtori Tahiraj bën apel te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos hedhin mbeturinat nëpër lumenj, por në kontejnerët e shpërndarë në të gjitha lagjet e qytetit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)