15 Janar 2025

Nis ndërtimi i Qendrës Kulturore për Komunitete

Mitrovicë, 6 nëntor - Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcilar dhe Ambasadorja Turke në Kosovë, Songyl Ozan, kanë vënë të martën gurthemelin e  objektit të Qendrës Kulturore për komunitete në Mitrovicë.

Ky projekt që financohet nga Qeveria e Kosovës, për të cilin Komuna e Mitrovicës ka ndarë vendin, u vlerësua shumë me rëndësi për të ardhmen e komunitetit turk dhe të komuniteteve tjera në Mitrovicë.

Nënkryetari Riza Haziri, tha se qëllimi i ndërtimit të Qendrës Kulturore për Komunitete është zhvillimi i aktiviteteve kulturore të komunitetit turk dhe të komunitetve tjera në hapësira shumë komode.

Ndërsa Ambasadorja Turke, Songyl Ozan tha se ndjehet shumë e lumtur  që Qendra Kulturore për Komunitete filloi të ndërtohet. “Kjo qendër do të jetë shumë profitabile jo vetëm për Mitrovicën por edhe për Kosovën”, tha Ozan.

Ndërsa ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcilar, tha se  dëshiroj të përgëzoj  komunitetin turk për nisjen e Qendrës Kulturore për Komunitetin Turk,  e cila do të shërbej edhe për komunitete tjera.

Hapësira e Qendrës Kulturore do të jetë rreth 400 metra katrorë. Salla për dhënien e e aktiviteteve  të ndryshme kulturore do të jetë 85 metra katrorë, ndërsa kati i  dytë do të ketë kabinete dhe zyra.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)