Nis misioni BE-FMN-BQE për të kontrolluar llogaritë greke
Athinë, 4 korrik - Një ekip teknicienësh të trojkës BE-FMN-BQE, kreditorët e Greqisë, mbërriti në Athinë për të nisur kontrollet e para të llogarive greke para mbërritjes së drejtuesve të ekipit, bëri të ditur Ministria e Financave.
\"Teknicienët e trojkës mbërritën\'\', theksoi një zyrtar i ministrisë.
Drejtuesit e misionit tripalësh të ngarkuar për vlerësimin e llogarive të vendit do të mbërrijnë nesër në mbrëmje para një takimi të enjten me kryeministrin grek, Antonis Samaras dhe ministrin e Financave, Yannis Stournaras, sipas shërbimeve të kryeministrit grek.