Nis java e luftës kundër varfërisë
Prishtinë, 16 tetor - Nga sot e deri më 23 tetor, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme mbahet Java e luftës kundër varfërisë. Sipas UNDP, të dhëna për Kosovën flasin se rreth 34 deri në 48% e kosovarëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, kurse 12 % në varfëri të skajshme.
Shkalla e përgjithshme e papunësisë është 45%, në shtim e sipër 73% në mesin e të rinjve (15-24 vjeç). Shkalla e papunësisë në mesin e femrave është 57%, te meshkujt 41%. Përqindja e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore në Kosovë është 29% (65% në BE); për meshkujt 78% (59 në BE) kurse përqindja e përgjithshme e pjesëmarrjes është 48% (71% në BE), e cila është më e ulëta në Evropë.
Në mënyrë që të mbështesë përpjekjet për përfshirjen e vërtetë të të gjithëve mbi baza të barabarta, kjo javë ka për qëllim përforcimin e dialogut dhe zhvillimin e partneriteteve midis të rinjve, komuniteteve, politikëbërësve dhe vendimmarrësve, midis agjencive të zhvillimit, akademikëve, sektorit privat dhe medias.
Ky vit shënon shtatë vjetorin e përpjekjeve për mobilizimin e institucioneve për ti dhënë fund varfërisë në Kosovë.