07 Maj 2024

Nis fushata vetëdijesuese kundër punës së fëmijëve

Prishtinë, 12 qershor - Këshilli Rinor Kosovar me përkrahjen e GIZ dhe Zyrës së Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit të Qenies Njerëzore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të martën organizoj fushatën vetëdijesuese të titulluar “Dua të jem si ti”.

Qëllimi kryesor i kësaj fushate ishte ngritja e zërit dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mos dhënie lëmoshë dhe mos blerje të gjërave që shesin fëmijët në rrugë dhe lokale të ndryshme. Me anë të kësaj fushate synohet që problemi i lëmoshë kërkuesve dhe fëmijëve që punojnë të mos minimizohet nga shoqëria dhe institucionet, pasi që ky problem çdo ditë e më shumë po merr përmasa më të mëdha.

Duke u bazuar në shume raporte dhe hulumtime vendore dhe ndërkombëtare fëmijët ekspozohen në mënyrë të vazhdueshme në punë të rënda që në të njëjtën kohë dëmton pjesëmarrjen e fëmijëve në shkollë, shkakton mungesën e socializmit me fëmijët tjerë si dhe dëmton shëndetin e fëmijës.

Duke pasur parasysh të gjitha këto fakte kjo fushatë synon që të vetëdijësoj qytetarët dhe me anë të kësaj fushate u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos u japin lëmoshë fëmijëve që kërkojnë lëmoshë dhe mos të blejnë asgjë nga ato çfarë shesin fëmijët në rrugë e lokale të ndryshme, pasi që një gjë e tillë vetëm sa do ti inkurajoj edhe më tepër të vazhdojnë me këtë dukuri të dëmshme.

Kjo fushatë i bën thirrje të gjitha institucioneve që në mënyrë që ta zbusin këtë dukuri duhet të ofrojnë arsimim për të gjithë fëmijët, ta zvogëlojnë varfërinë dhe papunësinë në Kosovë si dhe ti kontribuojnë fushatave të tilla vetëdijesuese në mënyrë që edhe qytetari i rëndomtë të jap kontribut në këtë drejtim.

Pjesëmarrës në këtë fushatë ishin 35 fëmijë të shkollave fillore të Prishtinës, të cilët ishin të ndarë në katër grupe dhe për gjashtë orë kanë shpërndarë fletushka me mesazhe për qytetarët duke bërë thirrje të parandalohet kjo dukuri.

Fushata e njëjtë është realizuar ditën e hënë në Gjilan, dhe po e njëjta do të realizohet edhe në qytetin e Prizrenit, të mërkurën.

Këshilli Rinor Kosovar vazhdojnë vazhdimësi  do të promovoj dhe mbroj të drejtat e fëmijëve, ashtu siç ka bërë që nga viti 2007, ku së bashku me partnerë të ndryshëm ka implementuar shumë projekte lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)