Nis Forumi Ekonomik Botëror i Davos-it
Davos, 23 janar - Forumi Ekonomik Botëror ka filluar qytetin Davos të Zvicrës ku janë të pranishëm krerët politikë dhe funksionarë ekonomik të vendeve të ndryshme të botës.
Klaus Shuab, njëri nga themeluesit e këtij takimi ekonomik, deklaroi: Nëse ne njihemi si liderë të botës, duhet ta kryejmë një emision vlerësues dhe shpresojë që në këtë takim të keni ardhur me një vizion më të lartë sesa administrimi i krizës dhe me një vizion më dinamik.
Vlen të theksohet se takimi ekonomik në Davos të Zvicrës është themeluar në vitin 1971 dhe prej asaj kohe e deri më sot organizohet çdo vit duke trajtuar çështje të rëndësishme politike dhe ekonomike.