18 Nëntor 2024

Nis edicioni i njëmbëdhjetë i Panairit të Punës

Prishtinë, 22 prill - Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kësaj here në bashkëpunim me kompaninë The HeadHunter organizojnë Panairin e Punës, ngjarje kjo tashmë tradicionale e cila sjell së bashku punëkërkuesit dhe kompanitë më serioze kosovare nga sektorë të ndryshëm, si banka dhe financa, kontabilitet dhe auditim, ndërtimtari dhe farmaceutikë, prodhim ushqimi, tregti, konsulencë afariste, marketing dhe marrëdhënie me publikun.

E veçanta e këtij edicioni është se panairi do të mbahet për dy ditë me radhë, ndërsa në kuadër të tij do të ketë edhe punëtori dhe konferenca ku do të trajtohen tema specifike që lidhen me çështjet e tregut të punës.

Gjithashtu organizatorët inkurajojnë edhe aplikimin për punë të personave me aftësi të kufizuara, ndërsa gjatë panairit do të promovohet në mesin e të rinjve edhe koncepti i punës vullnetare.

Në hapje të panairit, udhëheqësja e projektit Atlantida Hasani u shpreh e kënaqur me interesimin dhe gatishmërinë e kompanive vendore që të jenë pjesë e edicionit të njëmbëdhjetë të Panairit. Znj. Hasani inkurajoi studentët dhe punëkërkuesit që të përfitojnë sa më shumë nga kjo mundësi gjatë këtyre dy ditëve, duke  vlerësuar Panairin si mundësi unike për punësim.

Ndërsa, Elton Ilirjani nga The HeadHunter potencoi se ky Panair është shumë praktik dhe i prekshëm nga të gjithë të rinjët.

Ai gjithashtu njoftoi të pranishmit lidhur me studimin e bërë mbi tregun e punës, ku u shpreh i lumtur që mbi 2700 të rinjë janë përgjigjur në këtë pyetësor vetëm nga Kosova,gjë që tregon se rinia është shumë aktive dhe e vetëdijshme për të rejat që kërkon vendi i punës.

Ilirjani ftoi të gjithë të ndjekin punëtoritë dhe sesionet e përgatitura me qëllim të vetëdijësimit dhë këshllimit të të rinjëve se si të kërkojnë punë.

Përfaqësues nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) gjatë punëtorisë prezantuan Analizën e Boshllëqeve të Shkathtësive ndërsa akterë të ndryshëm relevantë patën mundësinë që të diskutojnë lidhur me përpjekjet të cilat po bëhen ashtu që fuqia punëtore në Kosovë të mund të plotësojë nevojat e kërkesës së tregut të punës.

Në ditën e dytë të Panairit, punëkërkuesit do të kenë mundësi që të kompletojnë aplikimin e tyre për vendet e punës për të cilat janë informuar në ditën e parë të panairit.

Ndërsa në njërën nga punëtoritë, përfaqësuesit e kompanisë The HeadHunter do të prezantojnë të gjeturat e Studimit mbi Tregun e Punës dhe Mirëqenien. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)