Nis aksioni për mbledhje e akcizës në lojërat e fatit
Prishtinë, 17 gusht - Dogana e Kosovës gjatë kësaj jave dhe javës së kaluar ka filluar aksionin për mbledhje e detyruar të akcizës në lojëra të fatit, deri te ky aksion ka ardhur pasi disa kompani nuk kanë bërë asnjë pagesë edhe pse janë të obliguara sipas ligjit.
Aksioni i filluar nga Dogana e Kosovës ka qenë i mbështetur nga Policia e Kosovës dhe inspektoret e ATK. Dogana e Kosovës ka kontrolluar 11 subjekte afariste dhe këto në rajonet e Prishtinës, Fushë Kosovës, Ferizaj, Gjilanit, Mitrovicës, Gjakovës, Vushtrrisë dhe Prizrenit.
Ne vazhdim janë te dhënat rreth aksionit :
Kontrolla ka rezultuar me:
· Prishtine janë konfiskuar 58 Automate të Lojërave të Fatit
· Ferizaj janë konfiskuar 15 Automate të Lojërave të Fatit
· Mitrovice - është mbyllur një 1 subjekt me Lojëra të Fatit
Gjatë ushtrimit të kontrollave tek subjekte afariste menjëherë është vërejtur rritje e deklarimit vullnetar që si rezultat janë mbledhur 352,766.66 . Gjate këtyre tre ditëve te aksionit janë konfiskuar 73 aparate te Lojërat e Fatit. Në total deri me datë 17.08.2011 (që nga hyrja ne fuqi e Vendimit të Qeverisë 03/13) janë inkasuar nga taksa e akcizës në Lojërat e Fatit mbi 1,2 milion .
Vendimi i Qeverisë 03/13 date 29.04.2011 për vendosje e taksës se akcizës ne Lojëra Fati ka filluar të zbatohet nga Qershori 2011, për zbatimin e këtij vendimi obligohet Dogana e Kosovës të bëj mbledhjen dhe mbikëqyrjen.