15 Nëntor 2024

Ngritet niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci

Prishtinë, 12 janar - Ujësjellësi rajonal \"Prishtina\" ka bërë të ditur se pas reshjeve të dendura atmosferike mbi vendin tonë, niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci, kanë shënuar ngritje të kënaqshme, prej 1 metër.

Arieta Mjeku - Azizi- Zëdhënëse, KUR”Prishtina” ka thënë se reshjet dhe ardhjet e vazhdueshme prej lumenjëve dhe përrockave direkt në liqenet akumuluese sipërfaqësore, kanë shkaktuar turbullirë të ujit  në liqenin e Badocit prej nga furnizohen me ujë të pijshëm 30% e konsumatorëve të kryeqytetit, por në gjendje më të mirë është liqeni i Batllavës prej nga furnizohen 70% e konsumatorëve.

\"Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është (- 4.64 m) nën kuotën maksimale, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është ( - 2.89 m).\"

\"Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme, ka qenë e detyruar që të zvogëloj prodhimin e ujit nga fabrika e Badocit, prej 350 l/s  në  150 l/s, në mënyrë që të ruhet cilësia e ujit të pijshëm\", ka theksuar Mjeku - Azizi.

Sipas parashikimeve teknike, një gjendje e tillë sipas saj do të tejkalohet shumë shpejtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)