16 Janar 2025

Ngriten çmimet e prodhimit në Kosovë

Prishtinë, 21 dhjetor - Agjencia e Statistikave i Kosovë, Departamenti i Statistikave të Ekonomisë dhe Llogarive kombëtare, ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tre mujorin e tretë 2012.

Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit  për 1.2 % në mes të TM2 2012, dhe TM3 2012. Krahasuar me TM3 2011 çmimet e prodhimit  u ngriten në një mesatare për  2.7 %.

Tremujori i dytë    2012 – Tremujori i tretë  2012   1.2 %, Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 1.2 % në mes  të TM2 2012 dhe TM3 2012.

Ngritie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxerrja e mineraleve metalike (7.6 %),  industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (2.0 %), prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (1.6 %), përgaditja, tanimi i lëkurës.

Prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (1.2 %), botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatike (0.8 %), prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.5 %) dhe prodhimi i kemikalive dhe produkteve kimike (0.3 %).

 
Ngritia u neutralizua nga rënia e çmimeve te industria e tekstilit (-4.2 %), prodhimi i metaleve (-4.2 %), prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-3.0 %),      prodhimi i brumit të letres dhe artikujve prej letre (-1.4 %) dhe prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (-0.4 %).

    
Tremujori i tretë  2011  -  Tremujori i tretë  2012    2.7 %, Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 2.7 % në mes të TM3 - 2011 dhe TM3 - 2012. Rritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (19.4 %).

Përgaditja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (8.0 %), mbledhja, pastrimi dhe shperndarja e ujit (7.3 %), industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (5.5 %).

Prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (4.8 %),  prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (4.6 %), furnizimi me energji elektrike,me gaz,avull dhe ujë të ngroht (3.1%) dhe industri të tjera nxjerrëse (1.3%).       

 Ngritja u neutralizua nga rënia e  çmimeve te prodhimi i metaleve (-7.1 %), prodhimi i brumit të letres dhe artikujve prej letre (-5.4 %), prodhimi i kemikalive dhe produkteve kimike (-5.4 %), nxjerrja e mineraleve metalike (-5.2 %).

Prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-4.8 %), prodhimi i mobileve, industria tjeter përpunuese (-2.0 %) dhe prodhimi i makinave dhe paisjeve (-0.9 %).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)