17 Nëntor 2024

Ngriten çmimet e Konsumit në Kosovë për 0,1%

Prishtinë, 14 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Konsumit“ (IÇK) për muajin tetor 2014. Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për muajin tetor 2014 është më i lartë për 0,1%, krahasuar me muajin shtator 2014.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin tetor 2014 krahasuar me muajin tetor 2013 ishte 0,6%.

Ngritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: perime (2,2%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (21,4%); ndërsa, te nëgrupi i rrymës vërehet rritje prej 37,6% për shkak të aplikimit të tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2014 deri 31 mars 2015, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,2% në IÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: pemë (-10,4%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (naftë dhe benzinë) për (-1,7%), arsimi i lartë (-28.1%) dhe kjo rënie e indeksit te nëngrupi i arsimit të lartë ka ndikuar për -0.3 për qind në indeksin e tërësishëm të çmimeve të konsumit, pas aplikimit të pagesave të studentëve në universitet publike, sipas Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr. 17/2014 për vitin akademik 2014/2015, shërbimet dhe strehimi i studentëve për vitin akademik 2014/2015  (-16,9%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,1 për qind) në IÇK.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është më i lartë për 0,6% në muajin tetor 2014 krahasuar me muajin tetor 2013. Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: bukë dhe drithëra (2,9%), mish (0,7%), qumësht, djath dhe vezë (1,3%), pemë (6,8%), perime (3,4%), duhan (2,8%), veshje (1,6%), rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për (9,5%), shërbimet hoteliere (3,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,6 për qind në IÇK-së.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: vajëra dhe yndyra (-5,7%), sheqer dhe ëmbëlsira (-4,3%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (naftë dhe benzinë) për (-4,0%), arsim i lartë (-28.1%), shërbime dhe strehim i studentëve për (-16,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,0 për qind) në IÇK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)