Ngecja në procesin e fiskalizimit rrit informalitetin
Pejë, 7 prill - Jo vetëm, regjioni i Pejës, por e gjithë Kosova kanë kompani të mëdha të cilat po eksportojnë në vende vende të ndryshme, pos që mbulojnë tregun vendës, por duhet që të ketë edhe më shumë kompani të fuqishme në vendin tonë sidomos prodhuese, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve në Kuvendin e VI zgjedhor të regjionit të Pejës, nga i cili u zgjedhën strukturat e saja dhe dhjetë delegeatët për Kuvendin e përgjithshëm të AKB-së.
Ekonomia e vendit, po ecën me hapa të ngathët dhe me një rrugëtim të vëshirësi e me pengesa të natyrave të ndryshmejo nga jashtë, por nga brenda në fakt nga institucionet, tha Shahini.
Ai shtoi se bizneset kanë një varg ankesah ndaj institucioneve sidomos ndaj doganës, Administratës Tatimore, pushtetit lokal e institucioneve tjera dhe për këto shqetësime AKB-ja ka ngritur zërin duke kërkuar edhe eliminimin e tyre.
Procesi i fiskalizimit është stopuar me nxjerrjen e një udhëzimi të ri administrative dhe nga ana tjetër derisa bizneset nuk mund të pajisen me arka iskale, në anën tjetër inspektorët tatimor po i dënojnë bizneset dhe kjo është e padrejt, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së, tha se ngecja në procesin e fiskalizimit rrit informalitetin. Ai kërkon që krahas zbatimit të udhëzimit të ri, duhet që të jepet edhe kohë dhe të ketë efikasitet të kapaciteteve njerëzore, në mënyrë që të mos ketë vacuum e problem në dëmë të biznesit.
Në pozita të institucioneve punojnë edhe njerëz jo profesionistë, jo adekuat dhe të ngathët e të cilët po e dëmtojnë biznesin sidomos atë prodhues. Në vendin tonë institucionet po bëjnë padrejtësi të mëdha ndaj bizneseve, tha Agim Shahini.
Nga ana tjetër Kuvendi I përgjithshëm i AKB-së pritet që të mbahet me 15 prill, ku do të zgjidhen të gjitha strukturat e saja.