Ngecin ndërmarrjet e spin-off-it
Prishtinë, 26 qershor - Pesë ndërmarrjet e privatizuar gjatë viteve 2007-08 me spin-off special nga Agjencia e Kosovare e Mirëbesimit (AKM), tanimë trashëgimtare e secilës është Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ende nuk i kanë përmbushur zotimet.
Këto ndërmarrje madje ende as nuk kanë arritur ti përmbushin kriteret e kërkuara edhe pse afatet kohore i kanë pasur deri në vitin 2009, shkruan gazeta Tribuna.
Disa nga to deri tani kanë marrë vetëm disa gjoba. Agrokosova Holding, Miniera dhe Industria e Magnezit në Golesh, XIM Strezovc, Hotel Grand dhe IDGJ Tobacco momentalisht janë duke u monitoruar nga AKP-ja.
Mospërpushjen e kritereve të këtyre ndërmarrjeve e pranojnë edhe në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por nuk tregojnë se çfarë hapa do të ndërmarrin në të ardhmen.
E, gazeta ka arritur ta sigurojë një raport të zgjeruar për të gjitha këto ndërmarrje. Në këtë dokument gjashtëfaqesh tregohen në detaje ngecjet e këtyre ndërmarrjeve të privatizuara.