Ngec përmirësimi i gjendjes së ekonomisë gjermane
Berlin, 13 shkurt - Përmirësimi i gjendjes së ekonomisë gjermane ka ngecur. Prodhimi i brendshëm bruto, shifra matëse e kapacitetit të përgjithshëm ekonomik, mbeti në tremujorin e katërt të 2009-ës në nivelin e tremujorit paraardhës.
Këtë e bëri të ditur Enti Federal i Statistikave në Wiesbaden. Në këtë mënyrë tendenca e lehtë pozitive e ekonomisë nga tremujori i dytë dhe i tretë nuk vazhdoi.
Sipas të dhënave statistikore, impulse pozitive erdhën vetëm prej tregtisë së jashtme. Në një kohë që eksportet u rritën sërish, importet ishin në rënie. Investimet në Gjermani ishin po ashtu në rënie dhe frenuan kështu, sipas ekspertëve, rritjen ekonomike.