Ngadalsohet rritja ekonomine në Bashkimin Evropian
Bruksel, 17 nëntor - Shifrat e fundit të statistikave në Evropë, ku kambanat e krizës ka kohë që bien, tregojnë se rritja ekonomike është frenuar.
Në muajt korrik-shtator vendet e zonës euro u rritën vetëm 0,2% në krahasim me periudhën e mëparshme, ndërkohë që në Spanjë dhe Belgjikë rritja ekonomike ngriu, kurse në Holandë dhe Qipron greke shifrat e statistikave dolën negative.
Kriza ekonomike në vendet evropiane u reflektua edhe në statistikë.
Pas deklaratës së Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) lidhur me rritjen e normës së papunësisë në Evropë, së fundi shifra frikësuese erdhën edhe nga Eurostati, që është Instituti Evropian i Statistikave.
Eurostat-i deklaroi se rritja ekonomike për muajt korrik-shtator si në vendet e zonës së euros, ashtu edhe në të gjithë Bashkimin Evropian, është vetëm 0,2%.
Kjo shifër është vetëm sa ¼ e 0,8%, sa ka qenë përqindja e rritjes ekonomike që u shënua në çerekun e parë të vitit 2011, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Këtë herë shifrat për tkurrje ekonomike nuk erdhën vetëm nga Portugalia dhe Qiproja greke, vende që i kanë shkaktuar vështirësi të mëdha Bashkimit Evropian, i cili edhe pse pak të rritet vazhdon ekonomikisht pavarësisht trendit të keq, por edhe nga Holanda.
Zero rritje ekonomike përveç Belgjikës, e cila ka lënë prapa 500 ditët pa qeveri, pati edhe Spanja.
Ajo që ra në sy këtë herë është mos-publikimi i statistikave në lidhje me vendet si Itali, Greqi dhe Irlandë, vende që ndikimet e krizës i ndjejnë me gjithë peshën e tyre.
Në ditët që lamë prapa Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian kishin deklaruar se rritja ekonomike ka ndalur dhe po rritet risku i hyrjes sërish në një proces recesioni.