Ngadalësohet rritja ekonomike në Eurozonë
Bruksel, 3 maj - Eurozona dhe Bashkimi Evropian (BE) u rritën me 0,4 për qind në tremujorin e parë të 2018-ës krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Sipas të dhënave paraprake të zyrës së statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat), Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në Eurozonën 19-anëtarëshe i korrigjuar nga efektet sezonale u rrit me 0,4 për qind në tremujorin e parë të vitit krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Kurse krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, rritja e PBB-së në Eurozonë u llogarit me 2,5 për qind.
Në Eurozonë, në tremujorin e mëparshëm, pra në tremujorin e fundit të vitit 2017, ekonomia u rrit me 0,7 për qind me bazë tremujore dhe me 2,8 për qind me bazë vjetore. Si rrjedhim, ritmi i rritjes ka pësuar rënie si me bazë tremujore ashtu edhe me bazë vjetore.
Të dhënat tregojnë se GDP-ja e korrigjuar nga efektet sezonale në BE-në me 28 anëtarë në tremujorin e parë të 2018-s u rrit me 0,4 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me 2,4 për qind krahasim me tremujorin e parë të vitit 2017.
Kurse ekonomia e BE-së në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishte rritur me 0,6 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me 2,7 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të 2017-ës.