20 Nëntor 2024

Ngadalësohet rritja ekonomike e Kinës

Pekin, 15 korrik - Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës u ngadalësua në nivelin 7.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit, nga 7.7 për qind që ishte në të parin, njoftoi të hënën Zyra Kombëtare e Statistikave.

Rritja në gjysmën e parë të vitit ishte 7.6 për qind, në përputhje me pritshmëritë e tregut dhe mbi parashikimet e qeverisë për 7.5 për qind në bazë vjetore.

\"Ekonomia kineze ka ruajtur rritjen e qendrueshme\", tha zëdhënësi i Zyrës së Statistikave, Sheng Laiyun

Sipas të dhënave, PBB-ja arriti 24.8 trilionë juanë (katër trilionë dollarë amerikanë në gjashtë muajt e parë të 2013-ës.

\"Treguesit kryesorë ekonomikë janë në limitet e arsyeshme, siç pritej, por mjedisi ekonomik vijon të jetë kompleks\", tha Sheng, duke shtuar se tregu duhet të luajë një rol më të rëndësishëm.

Të dhënat e fundit për PBB-në shoqërojnë një sërë informacionesh të cilat tregojnë ngadalësimin e vazhdueshëm të ekonomisë së Kinës, që arriti në nivelin 7.8 për qind vitin e kaluar, më i ulti që nga 1999-a.

Prodhimi industrial u rrit me 9.3 për qind në gjashtë muajt e parë të 2013-ës, ndërsa rritja e investimeve në asetet fikse ishte 20.1 për qind, me një ulje 0.8 për qind në krahasim me tremujorin e parë.

Ndërsa shitjet me pakicë u rritën 12.7 për qind në krahasim me 2012-ën dhe 0.3 për qind më shumë se në tremujorin e parë të këtij viti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)