Ngadalësohet rritja e ekonomike e Kinës
Pekin, 19 tetor - Ekonomia e Kinës u rrit 7.4 për qind nga viti në vit në tremujorin e tretë të vitit 2012, duke u ngadalësuar nga 7.6 për qind që ishte në tremujorin e dytë dhe 8.1 për qind në tremujorin e parë, njoftoi Byroja shtetërore e Statistikave (NBS).
Ritmi i rritjes vazhdoi të ngadalësohej për shtatë tremujorë rresht. Megjithatë, ajo ishte në përputhje me parashikimet e ekonomisteve se në tremujorin e tretë, prodhimi ekonomik do të rritet me 7,4-7,5 për qind.
Për këtë vit, ekonomia e Kinës u rrit 7.7% në tre tremujoret e parë të vitit 2012, në krahasim me atë të vitit të kaluar, njoftoi të enjten Byroja shtetërore e Statistikave e Kinës. Ndër to, në tremujorin e tretë, ekonomia u rrit me 7.4%, ku shpejtësia e rritjes u ul me 0.2% në krahasim me atë të tremujorit të dytë.