Ngadalësohet rimëkëmbja ekonomike e SHBA-së
Washington, 18 korrik - Kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke tha se rimëkëmbja ekonomike e Shteteve të Bashkuara është ngadalësuar dhe se do të duhet një kohë e gjatë për të ulur nivelin e papunësisë.
Shefi i Bankës Qendrore amerikane foli në një seancë të Kongresit, pas disa raporteve që tregonin se inflacioni ishte relativisht i ulët, ndërkohë që shtimi i vendeve të punës dhe shitjet me pakicë ishin zhgënjyese.
Bernanke tha se Rezerva Federale është e gatshme të marrë masa të mëtejshme për të nxitur rritjen ekonomike, nëse është e nevojshme, por nuk njoftoi mbi ndonjë masë të re që do të ndërmarrej.