16 Nëntor 2024

Ngadalësohet ekonomia kineze, ulen çmimet e prodhimeve

Pekin, 10 gusht - Indeksi i çmimeve të prodhimeve kineze ka pësuar rënie prej 5,4% që prej gjashtë vitesh, duke shënuar në korrik të këtij viti rënien më të madhe, njoftoi të dielën media shtetërore.

Rezultati ishte më keq sesa parashikimet e analistëve për një rënie prej 5%.

Indeksi i çmimeve të konsumit në Kinë, një matës kryesor i inflacionit, ishte më pak se 1,6% në krahasim me korrikun e një viti më parë.

Kina ka vendosur një objektiv vjetor inflacioni në rreth 3%.

\"Tregtia e jashtme e vendit u tkurr me më shumë se 7% në shtatë muajt e parë të vitit\", raportuan zyrtarët.

Shumica e analistëve parashikojnë më shumë humbje dhe një paketë stimuluese në muajt e ardhshëm, duke qenë se Kina po lufton për të përmbushur objektivin e zhvillimit së saj të pakët për vitin 2015 prej rreth 7% në mes të rritjes së ngadaltë të investimeve dhe rënies së çmimeve në produkte.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Kinës u rrit në 7,4% në vitin 2014, që do të shënonte zgjerimin vjetor më të dobët në 24 vjet.

Një numër treguesish të ekonomisë parashikojnë një rënie në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)