Ngadalësohen ritmet e rritjes së ekonomisë japoneze
Tokio, 14 gusht - Ekonomia japoneze po rritet më ngadalë nga ç'pritej. Në tremujorin e dytë të këtij viti GDP-ja e Japonisë u rrit me 0.6 për qind.
Në terma vjetorë kjo nënkupton një rritje ekonomike prej 2.6 për qind, ndërsa analistët prisnin një rritje prej 3.6 për qind.
Në tremujorin e parë ekonomia japoneze u rrit me 4.1 për qind në terma vjetorë.
Kabineti i Kryeministrit Shinzo Abe po ndërmerr përpjekje të qenësishme për të nxjerrë ekonominë nga gjendja e stanjacionit, në të cilin ajo ndodhet prej rreth 20 vjetësh.