22 Dhjetor 2024

Nga sot nisin punën Këshillat Sektoriale për Fuqi Punëtore

Prishtinë, 18 nëntor - Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, e shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Arbërie Nagavci, do të flasë në ngjarjen nismëtare të Këshillave Sektorial për Fuqi Punëtore, si pjesë e aktivitetit të USAID-it Zhvillimi i Fuqisë Punëtore i Udhëhequr nga Sektori Privat.  

Ngjarja është pjesë e aktivitetit pesëvjeçar të USAID-it Zhvillimi i Fuqisë Punëtore i Udhëhequr nga Sektori Privat, qëllimi kryesor i të cilit është të:

Shfrytëzojë lidershipin e sektorit privat me qëllim të ndërtimit të modeleve të qëndrueshme dhe inovative për të zhvilluar fuqinë punëtore në Kosovë.

Gjatë kësaj ngjarjeje do të nënshkruhen memorandume të mirëkuptimit me këshillat sektorial për fuqi punëtore të sektorit të TIK-ut, agrobiznesit dhe përpunimit të drurit, përmes të cilëve ky aktivitet i USAID-it synon të mbështesë sektorin privat në artikulimin e nevojave, financimit dhe zgjidhjeve për zhvillimin e fuqisë punëtore në Kosovë.

Ngjarja do të mbledhë akterë nga sektori privat, ofrues trajnimesh nga institucionet private dhe publike, përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, komunitetit të donatorëve dhe medieve.

Ngjarja është një mundësi për të kontribuar në një panel diskutimi mbi mbështetjen e nevojshme për harmonizimin e zhvillimit të fuqisë punëtore me nevojat ekzistuese në sektorët e TIK-ut, agrobiznesit dhe përpunimit të drurit. Paneli do të përbëhet nga ekspertë të fushave relevante, si nga sektori privat ashtu dhe institucionet publike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)