Nga Rusia kanë dal 57 miliardë dollarë kapital
Moskë, 17 tetor - Banka Qendrore e Rusisë në një njoftim të saj bëri të ditur se në 9 muajt e parë të këtij viti nga Rusia kanë dal 57 miliardë dollarë.
Sipas kësaj banke vetëm në tre muajt e tretë të këtij viti nga Rusia është nxjerrë kapital me vlerë 13.6 miliardë dollarë.
Ndërsa në tre muajt e parë kapitali i dalë nga Rusia përllogaritet 34.6 miliardë dollarë dhe në tre muajt e dytë 9.7 miliardë dollarë.
Nga ana tjetër ministria ruse e ekonomisë parashikon se në vitin 2013 nga ky vend do të nxirret 15 miliard dollarë kapital ndërsa në vitin 2014, 30 miliardë dollarë.
Sergej Ignativ, guvernatori i BQR, njoftoi se mungesa e kushteve të përshtatshme për investim është shkaku kryesor i nxjerrjes së kapitaleve në fjalë nga Rusia.