17 Nëntor 2024

Nga puna e sigurt dhe e ligjshme përfitojnë të gjithë

Prishtinë, 8 prill - Në një takim të organizuar nga Inspektorati i punës në bashkëpunim me zyrën regjionale të Odës Ekonomike të Kosovës në Gjakovë, i organizuar në kuadër të fushatës vetëdijësuese me moton “Nga puna e sigurtë dhe e ligjshme përfitojnë të gjithë”, Inspektorati i Punës takoi përfaqësuesit e kompanive të Gjakovës të cilët i njoftoi se me anë të kësaj fushate synon ngritjen e vetëdijes tek punëdhënësit dhe punëtoret për rendësin e zbatimit të ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe ligjit të punës.

Në këtë takim kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, tha se inspektorati i punës synon që punëdhënësit dhe punëtoret të vetëdijesohen për obligimet dhe të drejtat e tyre dhe të bashkëpunojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës.

Po ashtu Ibrahimi u shpreh se inspektorati i punës nuk e ka qëllim prioritar t’i gjobisë punëdhënësit,  por të sigurojë që të njëjtit të krijojnë kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës, si dhe të gjithë punëtoret t’i gëzojnë të drejtat e plota të përcaktuara me aktet ligjore dhe nënligjore të Republikës së Kosovës. 

Ibrahimi tha se “Siguria dhe shëndeti i mire në vendin e punës si dhe puna formale krijojnë punë pa stres, rrisin motivimi dhe efikasitetin në punë”.

Kryeinspektori foli për shumë parregullsi që hasen gjatë inspektimeve nga Inspektorati i Punës.

Vetëm gjatë vitit 2014, Inspektorati Punës bëri mbi 9 mijë inspektime ku u shqiptuan mbi 2700 vërejtje për punëdhënësit dhe atyre qe nuk u janë përgjigjur vërejtjeve u janë shqiptuar 170 gjoba.

“Këto vërejtje dhe gjoba u shqiptuan për arsye se punëdhënësit nuk krijojnë kushte te sigurisë për punëtorë. Për me tepër kemi hasur në një numër të madh të punëtorëve pa kontrata, dhe kjo është një dukuri që ne mundohemi ta eliminojmë” tha z. Ibrahimi.

Ai shtoi se i paralajmërojmë punëdhënësit se për punëtorë pa kontrata pune nuk do te ketë afat shtese por do t’u shqiptohen gjoba që në inspektim te pare.

Ne diskutim mori pjese edhe zëvendës kryeinspektori Agim Millaku i cili shpjegojë në mënyrë te detajuar shkeljet nga fusha e sigurisë dhe shëndetit ne vendet e punës.

Përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës e shprehen gatishmërinë e tyre pë bashkëpunimit me bizneset e ndryshme në mënyrë që atyre t’u lehtësohet zbatimi i ligjeve nga këto dy fusha, aty ku bizneset e shohin të arsyeshme dhe të nevojshme.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)