Nga nesër diell, por me temperatura të ulëta
Mëngjeset do të jenë me ngrica , kurse maksimalet e ditës do të pësojnë ngritje deri 8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi, e lehtë dhe mesatare .
Sot, sipas IHK do të kemi mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta skllote, përderisa në viset me lartësi mbidetare mbi 850m do të bie borë. Pas dite priten kthjellime të pjesshme, kurse presioni atmosferik do të shënojë ngritje.
Vlerat minimale të temperaturës do të lëvizin nga -1 gradë Celsius deri në 1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 3 gradë Celsius deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekondë.