28 Prill 2025

Nga janari deri në mars përshpejtohet rritja ekonomike e SHBA-së

Washington, 27 prill - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), rritja ekonomike u përshpejtua në janar, shkurt dhe mars duke kapur një shifër vjetore 2 presje 5 për qind zgjerimi.

Një raport i Departamentit të Tregtisë thotë se kjo rritje është shumë më e shpejtë se sa ajo e disa muajve të fundit të vitit 2012. Por ekonomistët kishin parashikuar rritje më të lartë në tremujorin e parë dhe çmimet e aksioneve ranë menjëherë pas publikimit të raportit.

Rritja e shpenzimeve të konsumatorëve ndikoi në këtë rritje ekonomike, e cila u ngadalësua nga shkurtimet në shpenzimet qeveritare. Ngërçi rreth buxhetit federal shkaktoi shkurtime kaotike të shpenzimeve qeveritare të cilat pritet të thellohen ndërsa gjendja vazhdon e tillë.

Kjo mund të jetë një arsye përse konsumatorët amerikanë u treguan më pak optimistë në prill. Një raport ekonomik nga Universiteti i Miçiganit tregon se besimi i konsumatorit ka rënë këtë muaj.

Ndërkohë, ekspertët e qeverisë pritet të publikojnë shkallën e papunësisë , e cila parashikohet të qëndrojë në 7.6 përqind. Raporte të tjera do të njoftojnë mbi prodhimin, inflacionin dhe tregun e shtëpive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)